Shpallja ‘persona non grata’ nuk mund të zbatohet ndaj personelit të UNMIK-ut nga autoritetet e Kosovës, thuhet në reagimin e Kombeve të Bashkuara pas shpalljes si person i padëshiruar të një zyrtari rus në këtë mision.

Më 31 dhjetor, Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi se kishte shpallur “persona non grata” (person të padëshirueshëm) një zyrtar rus të UNMIK-ut, për shkak të siç thuhej “veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Kosovës”.

Por, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric ka thënë se një vendim i tillë nuk është i zbatueshëm sipas rregullores së UNMIK-ut.

“Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara, nuk parashihet në rregulloren e UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë)”, thuhet në deklaratën e Dujarric, transmeton REL.

Sharr Jakupi, shefi i stafit i ministres së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, tha se më 31 dhjetor se kjo ministri e kishte informuar UNMIK-un se njëri prej zyrtare të tyre është shpallur non grata.

MPJD-ja nuk ka dhënë detaje lidhur me zyrtarin e shpallur non grata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *