Për ditën e dielë, në ora 17:00, është caktuar të vazhdoj seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit, pas dy tentimeve të dështuara gjatë së shtunës.

Kuvendi i Kosovës as në përsëritjen e rrethit të parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nuk arriti kuorumin prej 80 votash të deputetëve. Në votim kanë marrë pjesë 79 deputetë.

Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta janë kandidatët e propozuar për president.

Ani pse Lidhja Demokratike e Kosovës ia kishte premtuar Osmanit bërjen e kuorumit, deputetët Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, nuk morën pjesë në votim.

“Në votimin e tretë duhet të marrin pjesë së paku 61 deputetë. Nëse në votim marrin pjesë me pak se 61 deputetë konsiderohet se nuk kuroum, duhet të përsëritet. Nëse ka kuorum, por asnjë kandidat nuk merr vota të nevojshme, pra të paktën 61 vota për, atëherë shpërndahet kuvendi dhe mbahen zgjedhjet e reja brenda 45 ditsh”, ka thënë Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, transmeton REL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *