Në gjithë botën, numri i personave të vdekur nga Covid-19 ka kaluar 500,000.
Ndërkohë, numri i të infektuarve tani ka arritur mbi 10 milion.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten më të goditurat nga pandemia, me 125,803 të vdekur sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Më pas, Brazili është më i prekuri me 57,622 të vdekur, ndjekur nga Britania e Madhe, Italia dhe Spanja.
Në provincën Hebei, në Kinë, rreth 400,000 persona janë futur nën karantinim strikt të mbikqyrur nga shteti.