Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk ka pranuar asnjë të dhënë që mbështet pretendimet e presidentit amerikan se koronavirusi ka origjinën në një laborator kinez.

“Nuk kemi pranuar asnjë të dhënë apo provë shkencore nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në lidhje me prejardhjen e qëllimshme të virusit – kështu që, nga perspektiva jonë, kjo mbetet spekulative,” ka thënë Michael Ryan nga OBSH.

Shkencëtarët vazhdojnë të besojnë se virusi ka kaluar nga kafshët tek njerëzit, me gjasë duke nisur nga një treg i kafshëve ekzotike në qytetin kinez të Wuhan.

Edhe epidemiologu amerikan, Anthony Fauci, ka mbështetur pikëpamjen e OBSH-së.

“Nëse e shikojmë evoluimin e virusit në lakuriqët, dhe si ndodhi më pas, (prova shkencore) është shumë, shumë treguese se kjo nuk ka mundur të manipulohet me qëllim dhe artificialisht,” është shprehur Fauci për National Geographic.

Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdimisht ka kritikuar Kinën për menagjimin e situatës rreth përhapjes së koronavirusit, derisa ka thënë se ka fakte që e tëra nisi në një laborator në Wuhan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *