Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se është e rrezikshme blerja e barnave false që po qarkullojnë pas përhapjes së koronavirusit.
Efekte serioze anësore dhe një “pandemi paralele” janë paralajmërimet e ekspertëve të cilët kanë bërë thirrje që të kihet kujdes në blerjen e barnave.
Që prej përhapjes së koronavirusit, kërkesa për barna është shtuar, dhe derisa Kina dhe India janë nën izolim, është rritur numri i fasiffikuesve të barnave.
Një investigim nga BBC News ka gjetur barna false në Afrikë, derisa falsifikuesit po shfrytëzojnë situatën.
Ndërkohë, në javën kur OBSH shpalli koronavirusin si pandemi, njësia e Interpolit për luftimin e krimit farmaceutik, Operation Pangea, ka arrestuar 121 persona në 90 vende, vetëm brenda shtatë ditëve. Atyre u janë kapur barna në vlerë prej 14 milionë dollarëve.