Pandemia e Covid-19 pritet të vazhdoj edhe gjatë vitit 2022, është paralajmëruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Bruce Aylward nga kjo organizatë ka paralajmëruar se kjo pritet të ndodh pasi numri i të vaksinuarave në vendet e varfëra është shumë i ulët.

“Mund t’ju them se nuk jemi në rrugën e duhur. Ne me të vërtetë duhet ta përshpejtojmë (vaksinimin) ose e dini çfarë? Kjo pandemi do të vazhdojë për një vit më shumë sesa duhet,” është shprehur ai, transmeton REL.

Aylward u bëri thirrje vendeve të pasura që të heqin dorë nga porositë e vaksinave, në mënyrë që kompanitë farmaceutike të mund t’u japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta.

Në Afrikë, deri tani janë vaksinuar vetëm rreth 5% e popullsisë, derisa në kontinentet tjera shkalla është diku rreth 40%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *