Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së, Mike Ryan, ka thënë sot se duhet të paktën një vit për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit.

Në një intervistë për BBC, ai tha se duhet të merren masat e nevojshme për të parandaluar rikthimin e virusit pas heqjes së masave kufizuese, transmeton VOA.

“Nëse ne nuk vendosim masa të forta për shëndetin publik tani, pas heqjes së masave kufizuese në një të ardhme, rreziku nga sëmundja do të rikthehet”.

“Ne në mënyrë aktive duhet të kërkojmë raste të infektuarish me koronavirus e të testojmë çdo rast të dyshuar, madje duhen testuar edhe njerëzit me të cilët të infektuarit kanë qenë në kontakt. Por nuk duhet të testojmë të gjithë njerëzit, duhet të përqëndrohemi tek ata që mendojmë se janë të infektuar nga virusi”.

Zoti Ryan paralajmëron të rinjtë që të jenë të kujdesshëm pasi të dhënat tregojnë se edhe ata mund të përballen me pasoja të rënda shëndetësore nëse infektohen nga COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *