Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se vaksinat hundore kundër Covid-19 mund të ndihmojnë në kontrollimin e virusit.

OBSH e ka mirëpritur mënyrën e re të luftimit të virusit, ndonëse ka thënë se dëshiron të ketë qasje në të dhënat për këto vaksina, dhe më pas të vendosë nëse do t’i miratojë.

Deri tani, ky lloj i vaksinës është miratuar në Kinë dhe Indi.

Drejtori i OBSH-së për Emergjenca, Mike Ryan, ka thënë se vaksinat e dhëna përmes hundës kanë aktivizuar përgjigje në mukozën e mushkërive.

“Kjo vaksinë aktivizon frontin e parë të mbrojtjes, ku hyn virusi dhe ku shkakton dëme”, ka thënë ai.

“Prandaj, vaksina hundore mund t’i ndihmojnë një personi që të mos infektohet dhe që të mos e bart virusin te të tjerët”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *