Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në lidhje me tarifën e mallrave ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me diskursin e ditëve të fundit rreth tarifës që Republika e Kosovës i ka vendosur dy shteteve të Ballkanit Perëndimor. Barrierat tarifore që shtetet e këtij rajoni i vendosin njëra tjetrës, pengojnë qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve, e rrjedhimisht ngadalsojnë avancimin e rrugëtimit të tyre euro-atlantik. Në këtë aspekt shfuqizimi pa kushte i vendimit për tarifën në përputhje me kërkesën e Presidentit Trump, Sekretarit të Shtetit Pompeo, zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës amerikane, si dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, është i një rëndësie imperative, si dhe dëshmi e përkushtimit për marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” shkruhet ndër të tjera në komunikatën për media.

Tutje, nga Oda Amerikane iu kanë rikujtuar institucioneve në vend, për rolin e Shteteve të Bashkuara në lirinë, pavarësinë dhe formimin e Shtetit të Kosovës, përmes investimeve të vazhdueshme për fuqizimin e ekonomisë, drejtësisë, qeverisjes demokratike dhe mbrojtjes e sigurisë, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *