Duhet të ketë bashkëpunim në mes kombeve në betejën kundër COVID-19, “përndryshe ne do të mposhtemi nga virusi”, ka thënë Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Ai ka shprehur shqetësimin për përhapjen e mundshme të virusit në kontinentin e Afrikës.
“Afrika është një kontinent me shumë pak aftësi për t’iu përgjigjur një situate të tillë ndaj dhe jam jashtëzakonisht i shqetësuar” tha ai, transmeton Zeri i Amerikës.
OKB-ja njoftoi të premten vonë në mbrëmje se 86 anëtarë të stafit të saj janë infektuar me koronavirus.
Shtetet e Bashkuara janë tashmë epiqendra e pandemisë.
Të shtunën në SHBA u regjistruan 112,468 raste me COVID-19 duke tejkaluar Kinën e cila ka të regjistruar 81.999 raste, sipas të dhënave të publikuara nga universiteti “Johns Hopkins”.