Është publikuar thirrja për pjesëmarrës në programin “OneBeat Balkans 2020”, me qëllim të mblidhen muzikantë të rinj të moshës 19-35 vjeç që banojnë në njërin prej këtyre shteteve: Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, dhe ShBA.

OneBeat Balkans do t’i mbledh 10 muzikantë të angazhuar në shoqëri, të cilët së bashku do të prodhojnë muzikë dhe përmbajtje shumëdisiplinare, të udhëheqin punëtori publike, dhe ta përdorin artin si mjet pajtimi dhe zhvillimi ekonomik në pjesët e përçara të Ballkanit.

Prej datës 31 mars deri më 23 prill 2020, muzikantët e përzgjedhur do të luajnë së bashku, të krijojnë muzikë të re, dhe të udhëtojnë nëpër Ballkan duke e përhapur frymën e bashkëpunimit, komunitetit dhe barazisë, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Linku për aplikime është https://apply.balkans.1beat.org/ dhe afati i fundit për të aplikuar është data 10 shkurt 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *