Policia e Kosovës ka ndërmarrë të mërkurën një operacion kundër mallrave të kontrabanduara në disa pjesë të vendit, derisa situata u bë e dhunshme gjatë aksionit në pjesën veriore të Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se operacioni ka kaluar pa probleme në pjesë të Pejës, Prishtinës dhe Mitrovicës së Jugut, derisa në Mitrovicën e Veriut “grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.”

Nga dhuna e protestuesve në veri të Mitrovicës janë lënduar dhjetë pjesëtarë të policisë dhe një pjesëtar i komunitetit serb.

Ndërsa, nga opercioni i sotëm kundër mallrave të kontrabanduara janë arrestuar 8 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *