Filmi “Oppenheimer” i Christopher Nolan ka dominuar si fitues në ndarjen e qmimeve Golden Globes, duke fituar pesë çmime, përfshirë dramën më të mirë, regjinë më të mirë për Nolanin, rezultatin më të mirë, si dhe çmimet për aktorët Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr.

Në filmin biografik të vlerësuar me çmime prestigjioze, regjisori Christopher Nolan fokusohet në një nga fizikanët më kontrovers në historinë moderne, i njohur gjithashtu si “babai i bombës atomike”.

Emma Thomas, producente e filmit dhe bashkëshortja e Nolan-it, vuri në pah se epika triorëshe për “një nga zhvillimet më të errëta në historinë tonë” është “ndryshe nga çdo gjë që bën dikush tjetër”, transmeton KOHA.

Julius Robert Oppenheimer u lind në New York më 22 prill të vitit 1904. Ishte një fizikan amerikan dhe një figurë kyç në projektin “Manhattan”, programi top-sekret që ishte përgjegjës për zhvillimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në disa raste, rreth 150 mijë njerëz u përfshinë drejtpërdrejt ose tërthorazi në të.

Oppenheimer, djali i prindërve hebrenj gjermanë, u rrit në një familje të pasur dhe zhvilloi një interes të jashtëzakonshëm për shkencat natyrore që në moshë të re. Ai studioi fizikë në Universitetin e Harvardit dhe mori doktoratën në Universitetin e Göttingenit në vitin 1929.

Lexo më shumë këtu

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *