Shqipëria është renditur si një nga vendet me vdekshmërinë më të lartë në Evropë si pasojë e orëve të gjata të punës.

Studimi i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizatës Ndërkombëtarë të Punës (ILO) në 194 vende të globit ka gjetur se, orët e gjata të punës rrisin fatalitetet që lidhen më sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Të dhënat treguan se Shqipëria kishte 6.6-7.7 vdekje për 100 mijë banorë, një nga nivelet më të larta europiane, transmeton Top Channel.

Përpos Shqipërisë, edhe vendet e tjera të Ballkanit kanë vdekshmëri të lartë për shkak të barrës së sëmundjeve që vijnë nga orët e gjata të punës dhe profesionet.

Gjithashtu, në Europë vdekshmërinë më të lartë nga orët e gjata në punë i kanë vendet e Lindjes, si Ukraina, Bjellorusia, Moldavia me 10-15 vdekje për 100 mijë banorë (shih hartën bashkëngjitur).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *