Zgjedhjet e parakohshme do të jenë sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë kryetarja e këtij komisioni Valdete Daka.
“Për ne do të jetë sfiduese pasi ne do të jemi i vetmi institucion që do të jemi në detyrë ne ditët në vijim, po ashtu ne kemi një buxhet ende të pa akumuluar. Edhe mundësitë tona kanë limite prandaj, ta kenë këtë parasysh”, ka thënë, transmeton EkonomiaOnline.
Ajo ka kërkuar që data e zgjedhjeve të caktohet brenda afatit kushtetues.
Ndërsa, Ylli Buleshkaj, drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, tha se ka interesim për procedurat e certifikimit të partive.“Jemi në pritje të raporteve financiare par fushatën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut. Jemi të zënë për t’i këshilluar partitë pasi ka iniciativa për kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë për t’u certifikuara. Kemi edhe nga komunitetet të interesuara”, tha ai.