Një raport i inteligjencës amerikane ka treguar se tre persona në Institutin e Virologjisë në Wuhan të Kinës kishin kërkuar ndihmë spitalore më 2019, një muaj para se Kina të raportonte rastet e para të Covid-19, shkroi të dielën gazeta Wall Street Journal.
Gazeta tha se raporti që nuk ishte publikuar më parë dhe që ofron detaje të reja mbi numrin e studiuesve të prekur, kohën e sëmurjes së tyre dhe vizitat e tyre në spital, mund të intensifikojë thirrjet për një hetim më të gjerë mbi faktin nëse virusi i COVID-19 mund të ketë rrjedhur nga laboratori kinez.
Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk mund të konfirmojnë raportin e gazetës Ëall Street Journal mbi origjinën e COVID-19 dhe kishte nevojë për më shumë informacion, transmeton VOA.
Shkencëtarët dhe zyrtarët kinezë vazhdimisht kanë hedhur poshtë hipotezën e rrjedhjes së virusit nga laboratori.
Lexo më shumë këtu