Ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë arritur në qytetin kinez të Wuhanit për të hulumtuar rreth origjinës së koronavirusit.

Një grup prej 10 shkenctarëve do të mbyllen për dy javë në karantinë para se të fillojnë me hulumtimet e tyre nëpër institute, spitale dhe në tregun e ushqimit të detit ku mendohet se ka qenë fillimi i pandemisë Covid-19 në fund të vitit 2019.

“Nuk ka të bëjë me politikë apo për të fajësuar, por për të arritur në fund të pyetjes shkencore,” ka thënë për BBC, profesori Dale Fisher. Ai gjithashtu tha se shumica e shkenctarëve besojnë se virusi ishte një “ndodhi natyrore”.

Për orgjinën e koronavirusit ka disa spekulime.

Disa thonë se është bartur nga lakuriqët tek njerëzit, përmes blerjes së ndonjë kafshe tjetër të shitur për ushqim apo qëllime mjekësore në ndonjë treg në Wuhan.

Qeveria kineze ka promovuar teoritë se shpërthimi mund të ketë nisur me importe të ushqimeve të kalbura të detit, pretendim që është kundërshtuar nga shkencëtarë dhe agjenci ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *