Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro, u ka bërë thirrje mediave në Shqipëri që të angazhohen në krijimin e masave vetërregulluese dhe kështu të pakësojnë hapsirat për ndërhyrje nga institucionet qeveritare.

“Vetërregullimi është shumë i rëndësishëm për qarqet e medias. Nëse ju keni një vetërregullim të fortë, ju mund të pakësoni hapësirat për qeverinë që ajo të ndërmarrë nisma rregulluese. Kjo është është shumë e rëndësishme,” ka thënë Ribeiro gjatë Konferencës VIII Vjetore për Median në Evropën Juglindore.

“Pasi të krijoni masa të përbashkëta vetërregulluese, ju edhe duhet t’u bindeni njëlloj të gjithë gazetarët këtyre masave vetërregulluese, sepse mosbindja midis jush po ashtu krijon hapësira për të ndërhyrë autoritetet,” theksoi Riberio, transmeton VOA.

Zyra e OSBE-së për lirinë e medias, tha zonja Ribeiro, po ndjek nga afër edhe nismën e qeverisë për të ashtu-quajturën paketa kundër keqinformimit.

“Komisioni i Venecias ka dalë me një Opinion lidhur me këtë paketë, dhe zyra e OSBE-së shpreson që qeveria të përmbushë dhe të respektojë opinionin e Venecias për këtë çështje,” është shprehur Ribeiro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *