Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të kufizojnë liritë e tyre në betejën kundër koronavirusit.

Duke shkruar në Facebook, ajo ka bërë thirrje që të kuptohet kjo betejë dhe të mos lejohet që ajo të jetë e gjatë dhe e dhimbshme.

“24-orëshi i fundit shënoi numrin më të madh të të infektuarve të konfirmuar me Covid-19, gjithsej 79. Ky numër tregon fuqinë e armikut të padukshëm, dëshmon se, nëse ne, sikur thonë profesionistët shëndetësorë, ne i japim këmbë atij, ia bartim atë tjetrit, beteja ndaj tij do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme. Prandaj, të bëhemi të gjithë bashkë për ta ndalur atë, për të shpëtuar jetët tona e të të dashurve tanë; t’i kufizojmë liritë tona sot që t’i gëzojmë përherë pastaj; ta kuptojmë se fatin e betejës e kemi në duart tona dhe se vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe duke i ndjekur udhëzimet e profesionistëve, mund ta fitojmë atë.” ka shkruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *