Ushtruesja e deritashme e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, i dorëzoi këtë detyrë kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Me konstituimin e Kuvendit të ri dhe zgjedhjen e kryetarit Konnjufca, Osmani i ka dorëzuar mandatin atij.

“Pasi që e ka uruar për detyrën, Osmani e ka njoftuar Konjufcën për punët që janë bërë nga Presidenca nga nëntori i vitit të kaluar e deri tash. Ajo gjithashtu e ka njoftuar Konjufcën edhe për punët që janë në proces, duke i ofruar mbështetje në punën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga Zyra e Presidentit të Kosovës, transmeton REL.

Edhe në faqen zyrtare të presidencës është përditësuar ndryshimi, duke u shfaqur fotoja e Konjufcës i cili i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje emrin e kandidatit për kryeministër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *