Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka takuar gjatë ditës shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando.
Gjatë takimeve, rreth temës së dialogut Kosovë-Serbi, kryeparlamentarja ka thënë se nuk do të pranohet “asnjë version dialogu, me të cilin negociohet tërësia territoriale e Kosovës”.
“Kuvendi do të ketë rol të rreptë mbikëqyrës dhe do të insistojmë maksimalisht në rritjen e transparencës për procesin e dialogut. Gjithashtu do të kërkojmë raportim në Kuvend për secilën fazë të negociatave”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.
Duke potencuar rolin e Kuvendit përgjatë procesit të dialogut, Osmani tha se për të gjitha çështjet që trajtohen duhet të raportohet në organin ligjvënës.