Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur nga Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, në një takim që Osmani e ka cilësuar si “shumë përmbajtësor”.
“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo ka falënderuar Erdoganin për organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum dhe për përkrahjen e Turqisë ndaj Kosovës.