Gjatë paradites së martë, Vjosa Osmani ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e Presidentes së Kosovës.
Në njoftimin e Presidencës ishte bërë e ditur se nuk do të ketë ceremoni të inaugurimit për shkak të situatës me pandeminë.
Megjithatë, pranë ndërtesës së qeverisë Osmani fillimisht ka parakaluar afër gardës së FSK-së bashkë me kreparlamentarin Glauk Konjufca.
Më pas, Konjufca që deri tani ishte edhe ushtrues detyre i presidentit, i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Osmanit e cila është votuar në Kuvend si presidente e vendit.