Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është e bindur se do të gjendet një modalitet i përbashkët me Shtetet e Bashkuara për realizimin e reciprocitetit me Serbinë.

Ajo thotë se kjo do të arrihet dhe do të jetë në interes të Kosovës dhe të miqësisë me SHBA-në.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në fund do të gjejmë një modalitet të përbashkët, i cili është në interes të vendit tonë, në interes të mbrojtjes së miqësisë me Shteteve të Bashkuara dhe rolit të tyre në këtë proces. Është në interes të dialogut dhe të realizimit sa më të shpejtë të një marrëveshjeje që është juridikisht e obligueshme dhe në të njëjtën kohë me njohje reciproke”, ka deklaruar Osmani, në një intervistë dhënë gazetës Koha Ditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *