Serbia po keqpërdor statusin e vendit vëzhgues në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara për të shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës, ka thënë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Në Beograd po mbahet samiti dyditor në shënim të 60-vjetorit të konferencës së parë të Lëvizjes së të Painkuadruarve (NAM).

“Si vend kolonizues, me politika destabilizuese, me mohim te gjenocidit të kryer ndaj civilëve të pafajshëm e me veprime që çdo ditë bien ndesh me përpjekjet për paqe e stabilitet në rajonin tonë, Serbia dëshmon se është në kundërshtim me vlerat mbi të cilat është ndërtuar NAM,” ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo tha se pavarësia e Kosovës është njohur nga disa vende të NAM-it dhe shpreson që vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë “do t`i refuzojnë qartë përpjekjet e Serbisë për të keqpërdorur konferencën për ndjekjen e agjendave të saj destabilizuese politike kundër Republikës së Kosovës dhe kundër shteteve të tjera në rajonin tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *