Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se cikli i ri i bisedimeve me Bullgarinë pritet të jetë më i dinamizuar se në të kaluarën.

Osmani deklaroi kështu pas mbledhjes ndërqeveritare në Sofje e cila u mbajt pas tre zgjedhjeve të njëpasnjëshme në Bullgari.

“Do të mësojmë nga gabimet dhe përvojat nga cikli i parë i cili filloi mirë, kishte rezultate me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë dhe ishte arritje e madhe në marrëdhëniet bilaterale. Shpresojmë se në këtë cikël të dytë, të cilin e fillojmë tani, do ta përmbyllim pozitivisht në interes të perspektivës evropiane të rajonit, kuptohet edhe të bashkëpunimit bilateral”, tha Osmani në emisionin “Samo intevju” në TV Kanal 5.

Siç transmeton Zhurnal, Osmani tha se të dyja qeveritë u morën vesh që të fillojë dinamikë e re e procesit me platformë për kthimin e besimit përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të shpeshtë.

“Nëse nuk ka marrëveshje, do të mbeten sfidat e njëjta. Pozicionet tona janë të qarta. Po negociojmë më shumë se një vit dhe janë kristalizuar pozicionet edhe nga ana jonë edhe nga ana e tyre. Mendoj se pozicionet janë më të qarta pas asaj që ishte para një viti ose gjashtë muaj. Ishim me pozicione të largëta, tani kemi kornizë të caktuar dhe shpresoj se do të arrijmë një zgjidhje. Ka më shumë mirëkuptim për pozicionet e njërit dhe tjetrit. Do t’i japim shans procesit. Ka filluar procesi i bisedimeve dhe vazhdimisht do ta informojmë publikun”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *