Organizata bamirëse Oxfam ka paralajmëruar se për shkak të koronavirusit, numrit të të varfërve në botë mund t’i shtohen edhe gjysmë miliardi të tjerë.

Përpara takimit të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe G20-tës, që do të mbahet javën e ardhshme, Oxfam ka thirr vendet e pasura të pajtohen për një “Paketë Shpëtimit Ekonomike për të gjithë”, që do t’u mundësonte qeverive në vendet e varfra t’u jepnin para gjithë atyre që kanë humbur të hyrat për jetesën bazë.

Sipas raportit të ri të Oxfam, deri në 600 milionë njerëz rrezikojnë të futen në varfëri kur ekonomitë e mëdha po pushojnë si masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Gjithashtu, të gjeturat kanë treguar se mbi gjysma e popullsisë së botës, prej 7.8 miliardë njerëzve, mund të jetoj në varfëri pas dëmeve që shkaktohen nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *