Këngëtari anglez, Ozzy Osbourne, ka treguar se i frikësohet koronavirusit dhe se do të ishte e rrezikshme për te nëse infektohet.

Legjenda e rokut, tani 71 vjeçar, ka folur rreth shëndetit të tij pas disa problemeve që ka pasur në vitet e fundit.

“Unë kam [sëmundjen] emphysema, kështu që, nëse prekem nga virusi, do ta pësoj keq”, ka thënë Osbourne për revistën GQ.

Emphysema  është një lloj i sëmundjes që prek pjesë të mushkërive të rëndësishme për qarkullimin e ajrit. Ndërsa, koronavirusi prek pikërisht sistemin respirator.

Kur është pyetur për shëndetin e tij, Osbourne tha se një operacion i fundit e ka lodhur shumë, derisa ka probleme edhe me një pjesë të boshtit kurrizor pas një aksidenti me bicikletë në vitin 2003.

Këngëtari tha se vazhdon të mbrohet mirë gjatë gjithë pandemisë, duke preferuar të qëndroj brenda shtëpisë. Ai tha se nuk i pëlqen të vendos maskën edhe pse gjithmonë e bënë këtë kur del jashtë shtëpisë.

“Producenti i albumit tim [Andrew Watt] e morri virusin. E pyesja çdo ditë dhe ai më thoshte se nuk arrin të bëjë gjumë, sepse sapo binte të flinte kishte probleme me frymarrjen. Tani, ai më nuk është i njëjti… Është sikur secili që ka patur eksperienca afër-vdekjes: tani tregohet më i kujdesshëm me jetën. Por, dy mbesat e mia u prekën nga virusi dhe nuk vërehej diçka. Atyre u kaloj”, ka thënë Osbourne, mosha e të cilit e vendos atë në kategorinë e personave veqanërisht të ndjeshëm ndaj koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *