I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë thirrje që palët të përgatiten për të diskutuar rreth implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Implementimi do të jetë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Për detaje për Asociacionin duhet dakorduar si pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes. Nuk duhet të ketë mungesë e paqartësi për çështje në momentin e nënshkrimit. Implementimi fillon pas nënshkrimit”, ka thënë Lajçak, transmeton Koha.net.
Diplomati evropian nuk ka shpjeguar se çka nënkupton për te normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por e ka theksuar se pas Asociacionin nuk do të ndodhë normalizimi.
“Nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve pa Asociacion. Kosova e ka nënshkruar, Kuvendi e ka ratifikuar, Kosova duhet ta implementojë”, është shprehur Lajçak.
Lexo më shumë këtu