Pa rishikim të buxhetit nuk ka mjete të mjaftueshme për të zbatuar Pakon Emergjente Fiskale, ka thënë Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Në Pakon Emergjente Fiskale – e cila është në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh –ndër të tjera është paraparë që punëtorët që kanë humbur vendin e punës, pas shpalljes së masave emergjente për shkak të pandemisë së koronavirusit, të përfitojnë nga 170 euro për dy muaj (prill dhe maj). Deri më tani, është arritur të bëhët pagesa vetëm për një muaj.
“Po presim që shumë shpejtë në Kuvendin e Kosovës të organizohen komisionet dhe seanca, që të fusim në ekonomi një shumë të konsiderueshme të parave përmes zbatimit të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike dhe zbatimin e të gjitha masave që i ka lansuar qeveria paraprake”, ka thënë Bajrami për Radion Evropa e Lirë.
Nga Pakoja fiskale deri më tani janë shpenzuar 80 milionë euro. Në dispozicion Kosova i ka rreth vetëm 1.5 milion euro për të disbursuar.
Lexo më shumë këtu