Ka mosbesim mes palëve dhe kjo e pamundëson një dialog të fortë, ka thënë Presidenti slloven Borut Pahor në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse nuk ka dialog të fortë, ekziston gjithmonë rreziku që të ndodhin ngjarje të tilla që mund të rrisin tensionet. Aktualisht nuk ka një dialog të fortë”, është shprehur Pahor, transmeton Klan Kosova.

“Mundohem t’i inkurajoj palët që të bëjnë më të mirën sepse marrëveshja e paqes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin e dy vendeve, por edhe për të gjithë rajonin”, tha Pahor.

Duke theksuar se Serbia është nën presion të madh për zbatimin e sanksioneve të bllokut perëndimor dhe BE-së, Pahor kujtoi se procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE vazhdon dhe avokoi për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *