Derisa nuk të ketë propozime alternative nga palët në lidhje me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, atëherë vlenë marrëveshja e arritur më parë, ka deklaruar Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

“Edhe në Beograd kam thënë, edhe herën e kaluar këtu, unë e shoh si rrugëtim për përforcimin e besimit që të implementohen marrëveshjet e arritura, marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit ishte po ashtu për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Pahor të mërkurën në Prishtinë, transmeton KOHA.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, prsidenti slloven tha se në Samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, do të flasin për tema si mundësimi sa më i shpejtë i negociatave për shtetet që kanë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian, që Bosnjë-Hercegovinës t’i jepet ky status deri në fund të vitit si dhe të plotësohet kërkesa për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *