Pallatin i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve “Adem Jashari “ në Prishtinë mund të kthehet në një qendër për vendosjen e pacientëve të prekur nga Covid-19.

Kështu ka paralajmëruar nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, i cili ka thënë se vend tjetër për trajtimin e pacientëve mund të jenë edhe shtëpizat në parkun e Gërmisë.

“Komuna e Prishtinës është e përgatitur edhe për eskalim të situatës në kuptimin që i kemi 13 shtëpiza në parkun e Gërmisë dhe të cilat i kemi ofruar në shërbim të ministrisë së Shëndetësisë, por e kemi të përgatitur edhe Pallatin e Kulturës “Adem Jashari”, e cila mund të rregullohet brenda kohës shumë të shkurtër për afër 400 shtretër”, ka thënë Nushi, transmeton KlanKosova.

Ai ka thënë se vendi gjendet në valën e tretë të përhapjes së pandemisë, derisa u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *