Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të qëndrojnë në vizitë Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak.

Vizita e zëvendësndihmës sekretarit amerikan, z. Palmer është konfirmuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Ndërkohë, Koha.net raporton se gjatë javës tjetër Kosovën do ta vizitoj edhe i dërguari i BE-së për dialogun, z. Lajçak.

Këto dy vizita raportohet të jenë paraprijëse të rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që pritet të ndodh gjatë muajit qershor

Dy ditë më parë, Lajçak postoi në Twitter fotografi gjatë takimit me Palmer, me shënimin: “Nuk është befasi që biseduam për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *