Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, është emëruar të jetë mbikqyrës i programit të reformës zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gabriel Escobar, i emëruar Zëvendësndihmës Sekretar për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, tha në një intervistë për REL se Palmeri do të jetë njeriu kryesor i SHBA-së për këtë temë.

Escobari tha se reforma zgjedhore në Bosnje është një prej hapave të parë që duhet të adresohen, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të bëhet “më funksional” si shtet.

Ai tha se emërimi i Palmerit si zyrtari kryesor për zgjedhjet në Bosnje është “një shenjë e rëndësishme” e përkushtimit amerikan ndaj këtij shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *