Gjatë mbrëmjes së mërkurë, protestuesit janë përleshur me policinë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, dhe në qytetin Novi Sad, pas kërkesës së qeverisë që të rikthej masat e karantinës kundër koronavirusit.

Forca të armatosura të policisë, me kuaj dhe qenë, janë përballur me protestuesit, derisa është përdorur edhe gazi lotësjellës.

Në Novi Sad, siç raporton DW, protestuesit janë parë duke gjiuajtur me gurë ndërtesën kryesore të partisë në pushtet.

Në një video të postuar nga rrjeti BIRN, shihet se si në Beorgad protestuesit kanë përdorur raketa ndriquese derisa më pas janë larguar nga policia.

Më poshtë, shihni disa pamje, video dhe foto, nga protestat e dhunshme gjatë mbrëmjes së mërkurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *