Disa fotografi të realizuara nga satelitët tregojnë për forca të shtuara ushtarake në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës.
Fotografitë janë realizuar midis 27 marsit dhe 16 prillit nga Maxar Technologies. Ato tregojnë grumbullime të pajisjeve ushtarake ruse në Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe përgjatë kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Kreu i Maxar Technologies, Dan Jablonsky, tha për The Wall Street Journal se kompania e tij i bëri publike këto fotografi sepse është e “përkushtuar për transparencë”.
Lexo më shumë këtu