Pandemia e koronavirusit mund të shkaktoj rritje në numrin e martesave të fëmijëve në nivel global, paralajmëron një hulumtim.
Organizata bamirëse Save the Children parashikon rrezikun që deri në vitin 2025 të ketë ngritje të rasteve të martesave të fëmijëve. Rreth 2.5 milionë vajza mund të detyrohen të martohen në moshë të hershme.
Vajzat në pjesët e Afrikës, Amerikës Latine dhe Azizë Jugore janë më të rrezikuarat, transmeton BBC. Shkak për këtë parashikohet të jetë ngritja e varëfërisë që do të detyronte vajzat të lëshojnë shkollimin dhe të punojnë apo të martohen, thuhet në raport.
“Këto martesa dëmtojnë të drejtat e vajzave dhe i ekspozojnë ato ndaj depresionit, dhunës së vazhdueshme, çrregullimeve, dhe madje vdekjes,” ka thënë Karen Flanagan, këshilltare për mbrojtjen e fëmijëve në Save the Children.
Ajo tha se gjatë 25 viteve të fundit janë parandaluar 78.6 milionë martesa të fëmijëve, por progresi për të ndaluar këtë praktikë është ngadalësuar në masë të madhe.