Radikalizmi me sfond politik është rritur në Gjermani gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.
Raporti vjetor për veprat dhe aktivitetet që kërcënojnë rendin tregon se në vitin 2020 janë regjistruar 44 692 vepra penale me sfond politik.
Raporti nxjerr në pah se pandemia i ka radikalizuar qytetarët.
“Ekstremistët dhe terroristët nuk shkojnë në lockdown”, tha presidenti i Zyrës Federale për mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang, transmeton DW.
“Ata punojnë nga shtëpia dhe merren me aktivitete antikushtetuese”.
Kërcënimi më i madh për rendin e lirë demokratik në Gjermani vjen nga ekstremizmi i djathtë dhe antisemitizmi.
Numri i personave të involvuar në vepra penale me motive ekstremiste të djathta është rritur vitin e kaluar me 3,8 për qind deri në 33 300, tha Seehofer. Enti për mbrojtjen e Kushtetutës konstaton, se 40 për qind e tyre janë të gatshëm për dhunë ose të dhunshëm.
Lexo më shumë këtu