Për dallim nga viti i kaluar, gjatë periudhës mars-nëntor të këtij viti janë inkasuar 74.3 milionë euro më pak nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Kjo rënie ka ardhur për shkak të pasojave nga pandemia. Është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe të vitit janë inkasuar 426.6 milionë euro, që janë 8.4 për qind më pak se vitin e kaluar.

Këto të dhëna janë treguar drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ekrem Hysenaj. Ai është takuar Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë dhe Transfereve, Hykmete Bajrami.

“Po diskutojmë për përgatitjet për zbatim për Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Kjo për neve është shumë e rëndësishme që të ndihmojmë bizneset për ndikimin negativ të pandemisë”, ka thënë Hoti, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *