Në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, gjatë vitit 2020 është shënuar rënie në të hyrat e Adiministratës Tatimore të Kosovës dhe në qarkullimin e bizneseve.
Këtë e ka bërë me dije Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, i cili ka prezantuar të arriturat e 6 muajve të parë të vitit.
“Në periudhën janar-qershor janë paguar 215 milionë euro tatime dhe 83 mijë euro kontribute personale. Për shkak të pandemisë ka pasur rënie të të hyrave tatimore për 23.5 milionë krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Gjithsej të hyrat këtë vit kanë qenë 299 milionë euro”, ka thënë Murtezaj, transmeton Koha.net.
“Efektet e pandemisë kanë pasur ndikim edhe në qarkullimin e bizneseve. Nga marsi prej kur ka filluar pandemia deri në qershor kemi pasur rënie të qarkullimit të bizneseve diku 22%”, ka shtuar ai.