Kanë rrjedhur miliona dokumente që pretendojnë të zbulojnë fshehjen e pasurive të politikanëve nga gjithë bota përmes kompanive që ofrojnë “parasja fiskale”.
Këtë herë, nën emrin ‘Pandora Papers’, dokumentet janë rezultat i hulumtimeve të kryera nga Koncorciumi i Gazetarëve Hulumtues me bazë në Uashington, një projekt ku u angazhuan 650 gazetarë.
Grupi i gazetarëve thotë se dosja e re, rrjedhja më e madhe e të dhënave në histori, vjen pesë vite nga rrjedhja e njohur si ‘Dokumentetet e Panamasë’, ku ishin publikuar të dhëna se si të pasurit kishin fshehur paratë nga agjencitë për zbatimin e ligjit.
Në dosjet e reja pretendohet se Mbreti Abdullah i Jordanisë, një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, përmes një llogarie në një vend të huaj, shpenzoi më shumë se 100 milionë dollarë për blerjen e shtëpive luksoze në Kaliforni, Uashington dhe vende të tjera, transmeton VOA.
Gazeta Washington Post, një nga mediat që ndihmoi në kryerjen e hetimit, thotë se dosjet përfshijnë e-maile private, kontrata klandestine dhe të dhëna tjera, që zbulojnë skema financiare dhe se kush është pas tyre.
Dokumentet gjithashtu pretendojnë se kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis, përdori një llogari në një vend të huaj për blerjen e dy villave në jug të Francës, për më shumë se 16 milionë dollarë.
Lexo më shumë këtu