Në përfundim të vizitës katër ditore në Irak, Papa Françesku përkujtoi në Mosul viktimat e luftës.

Françesku u shpreh i tronditur emocionalisht prej „përvojave të tmerrshme”. „Ka ndodhur „një dëm i pamasë”, tha ai. Myslimanët, kristianët, jezidët – të gjithë janë viktima. „So ne theksojmë megjithatë sërish bindjen tonë, që vëllazërimi është më i fuqishëm se vëllavrasja”, nënvizoi Papa.

Kreu 84 vjeçar i Kishës Katolike mbajti një meshë përkujtimore të konceptuar për këtë rast. Në të ai theksoi, disa herë se është e papranueshme dhuna dhe urrejtja në emër të religjonit, transmeton VOA.  

Në fund të ceremonisë në sheshin e kishës u përurua një gur përkujtimor, për të kujtuar vizitën e Papës. Françesku lëshoi një pëllumb paqeje, përpara se të vazhdonte udhëtimin për në Karakoshin kristian.

Në verën e vitit 2014 u arratisën prej këtej banorët shumica sirianë katolikë prej terrorit të IS-it. Vite më vonë shumë prej tyre janë kthyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *