Pas pak, nga ora 11:00, pritet të filloj seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për Qeverinë e re, me mandatar Avdullah Hotin.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar votimin e sotëm si ‘jetik’ për vendin.

“Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin. Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *