Asambleistë të LDK-së nga Komuna e Ferizajt i janë bashkuar Vjosa Osmanit, e cila pritet të garojë në zgjedhjet e parakohshme si lidere e një liste të re.
Siç transmeton gazeta Express, njëri nga pesë asambleistët që i janë bashkuar Osmanit, është edhe kryetari i LDK-së në komunën e Ferizajt, Muharrem Sfarqa.
Ndërkohë, Hesat Shatrolli i ka thënë gazetës arsyet e kalimit në iniciativën e Osmanit.
“Ne nja pesë asamblistë dje kemi shkuar në Presidencë për t’u takuar më zonjën Vjosa Osmani. Ne në zgjedhje do ta mbështesim listën e saj. Ky hap vjen pasi mendojmë që është zgjedhja e duhur për vendin. Kështu që do të mbështesim atë”, ka thënë Shatrolli.
Lexo më shumë këtu