Nëntë zyrtarëve të shtetit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë, derisa dy të tjerë janë vendosur në masën arrest shtëpiak.

Këto masa u janë dhënë të dyshuarve në rastin “Subvenconi 2021” të cilët u arrestuan nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Aksioni për arrestimin e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, u zhvillua të mërkurën, në disa qytete.

Paraburgimi është caktuar ndaj të pandehurve S.SH., L.S., S.S., H.M., B.N. K.Z., A.U., D.A., P.K..

Ndaj SH.K. dhe K.B-S. është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Siç ka njoftuar Gjykata, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston rreziku që po të gjendeshin në liri, të pandehurit të iknin apo të asgjësonin provat e veprës penale, transmeton Koha.net.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *