Varianti Omicron i koronavirusit do të sjellë “përditësim” të masave kundër përhapjes së virusit, është paralajmëruar të enjten nga qeveria e Kosovës.

Pas mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë Covid-19, është konfirmuar se të gjitha rastet e ditëve të fundit të infektimeve janë me variantin Omicron.

njoftim thuhet se gjatë takimit Kryeministri Albin Kurti ka thënë se varianti i ri i virusit Corona kërkon përditësim të masave bazuar në të dhëna.

Ngadalësimi i rritjes së numrit të rasteve do të sigurojë që funksionimi i sistemit shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar, thuhet në njoftim.

Në njëzetekatër orët e fundit janë regjistruar 2.708 raste të reja me infektim, derisa është shënuar një vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *