Rusia do të vuajë “kosto dhe pasoja” për aktivtitetet e saj ndaj Shteteve të Bashkuara, ka paralajmëruar Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

“Ne do të ndërmarrim masat e nevojshme për të mbrojtur interesat tona, në momentin kur SHBA e shohin të përshtatshëm,” ka thënë Blinken në një intervistë për CNN.

Nuk është e qartë se çfarë masash po peshon administrata Biden kundër Rusisë, por ato mund të përfshijnë ndëshkime si ngrirja e aseteve të firmave që kanë qenë të përfshira drejtpërdrejt ose jo në ndërhyrjet në zgjedhje apo që kanë ndihmuar infiltrimin kibernetik si dhe aktivitete të tjera që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Komentet e Blinken i sjellin publikut nw mendje deklaratat e Presidentit Biden i cili tha dy javë më parë në një intervistë me kanalin ABC se e konsideron udhëheqësin rus, Putin “vrasës”.

Siç transmeton VOA, presidenti Biden tha në intervistë: “Do ta shihni së shpejti se çfarë çmimi do të paguajë,” duke shtuar se SHBA synon të vazhdojë edhe bashkëpunimin me Rusinë sepse ka plot “fusha ku është në interesin e përbashkët të bashkëpunojmë”.

“Prandaj e zgjata traktatin për kontrollin e armëve, ndërkohë që ai bënte këto të tjerat. Por zgjatja e traktatit ishte në interes të njerëzimit, që të pakësojmë rrezikun për një konflikt bërthamor”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *