Pas përplasjeve verbale që kanë ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, deputeti i LDK-së Arben Gashi ka paralajmëruar se seancat parlamentare ‘mund të shkojnë drejt tensionimeve’.

“Nëse kjo sjellje vazhdon kështu fatkeqësisht kuvendi po shkon drejt tensionimeve”, ka thënë Gashi që është edhe Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së.

Ai tha se kryesuesja e seancës së sotme Saranda Bogujevci është përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne sot e patëm të pamundur që të përdorim të vetmin instrument që e kemi të garantuar me Kushtetutë dhe lirinë e fjalës” tha Gashi, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *