Gjatë seancës plenare të enjten, Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën ku përsëritet thirrja që pesë shtetet e Bashkimit Evropian të njohin pavarësinë e Kosovës.

Por këto porosi nga Parlamenti Evropian nuk do të duhej të entuziazmonin shumë qytetarët e Kosovës. Arsyeja është se rezolutat e Parlamentit Evropian, ndonëse kanë fuqi politike, nuk janë obliguese për vendet anëtare të BE-së, shkruan Koha.net.

Para votimit, në Parlamentin Evropian u zhvillua një debat edhe për Kosovën, por edhe për tri shtetet e rajonit, raportet për të cilat u votuan po ashtu.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se i ka kërkuar Qeverisë së re, në krye me kryeministrin Albin Kurti, që të ketë përqendrim të plotë në dialogun me Serbinë.

Von Cramon në një konferencë për media ka shpjeguar në pika të shkurtra raportin e dërguar në Parlamentin Evropian për Kosovën, për vitin 2019/20. Ajo ka shtuar se liberalizimi i vizave është një çështje urgjente që duhet të zgjidhet sa më shpejt për qytetarët kosovarë.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *